Ndotja e ajrit në Kosovë - PM2.5 (2017-2022)

Analiza e të dhënave nga GHAP PM2.5 tregon se vlerat e PM2.5 në Kosovë luhaten nga 0.9 µg/m³ deri në 3.12 µg/m³.

Qyteti më i ndotur është Prishtina, e ndjekur nga Peja, Prizren, Gjakova dhe Gjilani. Zonat rurale mbeten kryesisht të pastra, duke treguar se burimet kryesore të ndotjes vijnë nga aktiviteti urban.

PM2.5 janë grimca shumë të imëta të ndotjes së ajrit, me diametër më të vogël se 2.5 mikrometra. Këto grimca janë të vogla sa mund të depërtojnë në mushkëri dhe në gjak, dhe mund të shkaktojnë probleme shëndetësore si astma, sëmundjet kardiovaskulare dhe irritime të rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo analizë na ndihmon të identifikojmë zonat më të ndotura dhe të planifikojmë masa për ajër më të pastër, duke kontribuar në shëndetin publik dhe cilësinë e jetës.