Vërshimet në Lumin Sitnica
Situata nga vërshimet po vazhdon të mbetet kritike edhe sot. Të dhënat e fundit satelitore (të datës 11.01.2026) tregojnë një pasqyrë shqetësuese të shtrirjes së ujit përgjatë rrjedhës së lumit Sitnica.
Shifrat kryesore nga monitorimi:
Sipërfaqja e përmbytur: Rreth 6,435 hektar tokë janë nën ujë.
Gjatësia e zonës së prekur: Përafërsisht 45 km gjatësi e vijës lumore paraqet rrezik të lartë.
Zonat më të rrezikuara: Vërshimet prekun një brez të gjerë që kalon pranë qyteteve dhe vendbanimeve si Lipjani, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Vushtrria.
Lumi Sitnica ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe duke rrezikuar infrastrukturën banuese.
Leutrim Krasniqi
