Vërshime në lumin Morava e Binçës
Imazhet satelitore të datës 12 janar 2026 tregojnë një situatë shqetësuese në rajonin e Anamoravës. Sipas të dhënave të fundit nga terreni, lumi Morava e Binçës ka dalë nga shtrati, duke përmbytur rreth 500 hektarë tokë.
Vërshimet më masive janë përreth zonës së Parteshit. Uji ka vërshuar sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore, duke krijuar pellgje që dallohen qartë mbi borë.
Leutrim Krasniqi
