Monitorimi Satelitor i Bujqësisë në Kosovë

Kjo hartë paraqet monitorimin e gjendjes së bimësisë bujqësore në Kosovë duke përdorur imazhe multispektrale nga sateliti Sentinel-2 (ESA), përmes kombinimit B11 (SWIR), B8 (NIR) dhe B2 (Blue) – i njohur si Agriculture Composite.

Diferencimi Spektral(B11, B8, B2): Përdorimi i brezit SWIR (B11) dhe NIR (B8) mundëson identifikimin e përmbajtjes së ujit në gjethe dhe strukturën qelizore të bimës. Kjo na lejon të dallojmë me saktësi bimësinë e shëndetshme nga ajo në stres, gjë që nuk është e mundur me syrin e njeriut.

Zonat me bimësi të fortë dhe të shëndetshme duken më të gjelbra, ndërsa bimësia e dobësuar ose në stres shfaqet më e zbehtë. Tokat pa bimësi dhe sipërfaqet me ujë dallohen qartë, duke e bërë më të lehtë kuptimin e gjendjes së tokës bujqësore.

Rezultatet demonstrojnë se diferencimi spektral ofron informacion të detajuar dhe objektiv mbi gjendjen e kulturave bujqësore, duke mundësuar zbulimin e hershëm të anomalive agro-ekologjike që nuk janë të perceptueshme në spektrin vizual. Kjo qasje paraqet një mjet të rëndësishëm shkencor për monitorim hapësinor-kohor, bujqësi precize, menaxhim të qëndrueshëm të tokës dhe ujit, si dhe për mbështetjen e vendimmarrjes në nivel institucional.

Leutrim Krasniqi