Imazh satelitor i Kosovës – 21.12.2025 (Natural Color)
Në këtë imazh satelitor vërehet qartë se pjesa e ultë e Kosovës ka qenë e mbuluar nga re të ulëta dhe mjegull, ndërsa zonat malore kanë qenë kryesisht të zbuluara.
Kjo ndodh shpesh gjatë dimrit për shkak të inversionit temperaturor: ajri i ftohtë dhe i rëndë qëndron në ultësira, duke mbajtur mjegullën dhe retë e ulëta “të bllokuara”, ndërsa mbi to ajri është më i ngrohtë dhe më i thatë.
Si fakt shtesë, vëzhgimi nga terreni e konfirmon këtë gjendje — droni i ngritur mbi 500 m lartësi mbi bazën 600 m të lartësisë mbidetare (gjithsej 1100 m) ka treguar dukshmëri të pastër, ndërkohë që ultësirat kanë mbetur nën shtresën e mjegullës.
Për këtë arsye, malet shfaqen më të qarta dhe të zbuluara në imazh, ndërsa fushat dhe zonat e ulëta duken të bardha për shkak të reve dhe mjegullës.
Leutrim Krasniqi

