Harta e xhamive dhe kishave në Kosovë

Në Kosovë, numri i xhamive dhe kishave tregon diversitetin fetar dhe pasurinë kulturore të vendit tonë.

• Numri total i xhamive: 646

• Komunat me më së shumti xhami: Prizren 75, Prishtinë 47, Ferizaj 42, Gjilan 40.

• Numri total i kishave: 151

• Komunat me më shumti kisha: Prizren 23, Rahovec 13, Klinë 9, Gjakovë 9.

Për shkak të kompleksitetit të analizës, kishat janë trajtuar si të përbashkëta: katolike, ortodokse dhe protestante.

Sipas BIK-ut, në Kosovë ka rreth 800 xhami, por në këtë analizë janë përfshirë vetëm ato që i kemi të evidentuara me koordinata dhe nga analiza hapësinore.

Kosova është një vend ku trashëgimia fetare bashkëjeton në harmoni dhe pasqyron historinë tonë të pasur kulturore. 

Kemi bërë përpjekje të përfshijmë të gjitha objektet fetare në vend, që pasqyrimi të jetë sa më i saktë.

Leutrim Krasniqi