Harta e Potencialit Fotovoltaik të Kosovës
Kjo hartë tregon potencialin solar të Kosovës, duke u bazuar në kapacitetin e energjisë diellore që mund të prodhohet në secilën zonë përmes paneleve fotovoltaike. Energjia fotovoltaike matet në kWh për kWp (kilovat-orë për kilovat-peak), që tregon sa energji mund të prodhojë një panel me kapacitet 1 kWp gjatë një viti.
Vlerat në hartë:
- Zona me ngjyrë e kuqe: ~1454 kWh/kWp – Këto janë zonat me potencialin më të lart për energji diellore, pjesa më e madhe e fushës së Dukagjinit dhe më pak ajo e Kosovës.
- Zona me ngjyrë e verdhë-portokalli: Vlera mesatare, duke ofruar prodhim të mirë, por jo maksimal.
- Zona me ngjyrë të kaltër: ~723 kWh/kWp – Këto zona kanë potencial më të ulët, si pjesa veriore dhe veriperëndimore e vendit.
Investimi në energji diellore në Kosovë mund të jetë jashtëzakonisht efikas, duke pasur parasysh potencialin e madh diellor që vendi ka gjatë gjithë vitit. Klima e favorshme dhe numri i lartë i ditëve me Diell e bëjnë Kosovën një vend ideal për instalimin e paneleve diellore, jo vetëm për nevoja të individëve dhe bizneseve, por edhe për prodhimin e energjisë në shkallë më të gjerë për rrjetin elektrik kombëtar.
Përveç përfitimeve ekonomike, si ulja e faturave të energjisë dhe krijimi i vendeve të punës në sektorin e energjisë së rinovueshme, energjia diellore kontribuon në reduktimin e ndotjes dhe emetimeve të karbonit, duke ndihmuar vendin të përmbushë objektivat mjedisore dhe klimatike.
Leutrim Krasniqi

