Harta e Monitorimit Satelitor të sipërfaqes së Kosovës pa ndikim atmosferik


Kjo hartë paraqet një pamje të avancuar të sipërfaqes së Kosovës të përftuar nga imazhe multispektrale të satelitit Sentinel-2 (ESA), duke shfrytëzuar brezat infra të kuq SWIR dhe NIR, të cilët karakterizohen nga ndikim më i ulët i atmosferës.

Nga ky kombinimi spektral, efektet e mjegullës, aerosoleve dhe tymit zvogëlohen ndjeshëm, duke mundësuar vëzhgim më të pastër dhe më realist të relievit, vegjetacionit dhe strukturave sipërfaqësore. Informacioni i përftuar shkon përtej perceptimit vizual dhe ofron një interpretim më objektiv të gjendjes së terrenit.

Kjo qasje është veçanërisht e dobishme për analizë mjedisore, planifikim hapësinor, monitorim të ndryshimeve territoriale dhe vlerësim të burimeve natyrore, duke e bërë monitorimin satelitor një mjet të fuqishëm shkencor për kuptimin dhe menaxhimin e hapësirës në Kosovë.

Leutrim Krasniqi