Harta e Gravitetit të Kosovës
Ndonëse na duket konstante, forca e gravitetit ndryshon nga pika në pikë. Kjo hartë gjeofizike zbulon diçka interesante: nëntoka e Kosovës nuk është e njëtë çdo vend, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në fushën gravitacionale të vendit tonë.
(Vlera të larta +122) - Tregojnë praninë e masave shkëmbore shumë të dendura nën sipërfaqe. Pjesa e zonës qendrore të Dukagjinit (Rahovec, Malishevë, Klinë) – këtu graviteti është më i fortë.
(Vlera të ulëta - 48) Tregojnë mungesë mase ose rregullime izostatike që lidhen me trashësinë e kores së tokës, siç shihet në zonat malore të Dragashit dhe të Pejës.
Po ashtu, në analizë është e përfshirë edhe Harta Free-Air e cila paraqet anomalitë e korigjuara vetëm për lartësinë. Ajo nuk merr për bazë aspektin izostatik, duke pasqyruar kështu drejtpërdrejt ndikimin e topografisë dhe distancës nga qendra e Tokës.
Këto harta janë të rëndësishme sepse ndihmojnë në zbulimin e përbërjes dhe dendësinë së tokës, duke ndihmuar në gjetjen e mineraleve, studimin e tërmeteve dhe kryerjen e matjeve precize inxhinierike.
Leutrim Krasniqi

