Roli i GIS dhe Shkencave Tokësore në Zbulimin e së Vërtetës

Sulmi terrorist ndaj kanalit Ibër-Lepenc më 29 nëntor 2024 ishte një akt që kërcënoi sigurinë, furnizimin me ujë dhe stabilitetin e Kosovës. Por zbulimi i autorëve nuk u bë vetëm me polici dhe inteligjencë – ai u mbështet fuqishëm nga shkencat tokësore, gjeologjia dhe GIS.

GIS dhe analizat hapësinore ndihmuan në:

 • Hartimin e zonës së shpërthimit

 • Vendosjen në hartë të të gjitha pikave të mbledhjes së provave

 • Krahasimin hapësinor të lëvizjes së të dyshuarve

 • Identifikimin e lidhjes mes lokacionit të shpërthimit dhe zonave të kontrolluara nga autorët.

Gjeologjia forenzike ishte çelësi që lidhi drejtpërdrejt të dyshuarit me vendin e krimit.

Në aktakuzë për tre personat përgjegjës, përfshihet raporti i FBI-së, i cili analizoi mostrën e dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve.

Mostrat e dheut nga çizmet e të dyshuarve përputheshin plotësisht me dheun e zonës së shpërthimit – pa asnjë dallim në ngjyrë, strukturë apo përbërje.

Shkenca flet vetëm të vërtetën!

GIS, gjeologjia dhe analizat e tokës janë bërë mjete kyçe për drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.