REZULTATET PRELIMINARE: ZGJEDHJET NË KOSOVË 2025


Sipas të dhënave të fundit nga KQZ (28.12.2025, ora: 22:00), këto janë rezultatet preliminare të partive fituese sipas komunave:

🔴 Lëvizja Vetëvendosje vulos fitoren në pjesën dërrmuese të territorit në 24 komuna, përfshirë qendrat e mëdha si Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Peja, Gjilani, Ferizaji, Podujeva, etj.

🔵 Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar fitoren në 2 komuna (Skënderaj dhe Gllogoc).

🟠 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vetëm një komunë (Deçan).

⚪ Lista Serbe në 10 komuna, kryesisht në veri dhe në mjediset me shumicë serbe.

🟢 Partia Turke siguron fitoren në Mamushë.

Leutrim Krasniqi