Përmbytjet në Shqipëri – Çfarë tregojnë të dhënat Sentinel?
Gjatë ditëve të fundit, reshjet intensive kanë shkaktuar rritje të nivelit të lumenjve dhe përmbytje në disa zona të vendit. Falë satelitëve Sentinel të programit evropian Copernicus, kemi sot një pamje të qartë mbi përhapjen e ujit dhe zonat më të prekura.
Pamjet e përdorura paraqesin gjendjen faktike të datës 25.11.2025.
- Sentinel-1 (SAR) na lejon të shohim përmbytjet edhe gjatë motit me re, natën dhe në kushte të vështira shikueshmërie.
- Përmes analizës së pamjeve të fundit, uji i grumbulluar identifikohet si sipërfaqe shumë të errëta, duke na ndihmuar të vlerësojmë zonat e prekura në Fier, Lezhë, Shkodër, Devoll dhe përgjatë lumenjve Seman, Vjosa dhe Mat.
- Këto të dhëna janë thelbësore për vlerësimin e dëmeve, koordinimin e emergjencave dhe planifikimin e ndërhyrjeve.
- Monitorimi satelitor po kthehet në një nga mjetet më të rëndësishme për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në Shqipëri.



