Monitorimi i Cilësisë së Ajrit në Kosovë – Monoksidi i Karbonit (CO)
Sot, më 25 dhjetor 2025, përmes sensorit TROPOMI në satelitin Sentinel-5P, kemi hartuar gjendjen e prezencës së Monoksidit të Karbonit mbi territorin tonë.
Vatrat e Ndotjes (Ngjyra kaltër e errët): Rajonet e Gjilanit, Gjakovës, Podujevës dhe Prishtinës shfaqin vlerat më të larta të CO (mbi 0.031000). Kjo shpesh ndërlidhet me dendësinë e popullsisë dhe përdorimin e shtuar të lëndëve djegëse për ngrohje.
Monoksidi i karbonit është një gaz pa ngjyrë dhe pa erë, i cili në nivele të larta mund të ndikojë në shëndetin tonë. Burimet kryesore mbeten djegia e lëndëve fosile, trafiku i rënduar dhe ngrohja shtëpive gjatë dimrit.
Monitorimi në kohë reale na ndihmon të kuptojmë më mirë ndikimin tonë në mjedis dhe të marrim masa mbrojtëse.
Leutrim Krasniqi
