Harta e vërshimeve në Kosovë – 23.11.2025
Sipas analizës së fundit nga të dhënat satelitore "Sentinel", dy lumenj në Kosovë paraqesin shtrirje të konsiderueshme vërshimesh:
Morava e Binçës
— janë identifikuar rreth 25 km përgjatë gjatësisë së lumit të prekura nga vërshimet.
— zgjerim i dukshëm i shtratit dhe përmbytje të tokave bujqësore.
Lumi Sitnica
— vërshime të shtrira në rreth 31 km të lumit.
— zona të shumta të ulëta janë të mbuluara me ujë pas reshjeve intensive.
Falë radarit SAR të Sentinel-1, gjendja e terrenit mund të analizohen me saktësi edhe me mot të vështirë e vranësira.
Qëllimi është informim më i qartë dhe më i saktë i qytetarëve dhe institucioneve për situatën aktuale në terren.



