Harta e shkallës së ndërtimit në Kosovë (2025)

 Në këtë analizë paraqitet shkalla e ndërtimit në Kosovë, me gjithsej rreth 310,000 ndërtesa dhe një sipërfaqe të përgjithshme mbi 49 milionë m².

Regjioni qendror i Kosovës, sidomos rreth Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Podujevës, paraqet një vazhdimësi të dendur të ndërtimit. Po ashtu, densitet i theksuar paraqitet në Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Komunat me numrin më të madh të ndërtesave rezultojnë: Prishtina, Gjakova, Prizreni, Podujeva dhe Peja, ndërsa komunat e tjera pasojnë sipas kategorizimit të paraqitur në hartë.

Komunat me densitet më të ulët janë ato malore dhe rurale, si Zubin Potok, Dragash, Hani i Elezit, Kamenica dhe disa zona të tjera ku pjesa më e madhe e territorit mbulohet nga peizazhe natyrore dhe aktivitete të ulëta ndërtimore.

Të dhënat paraqesin një strukturë të qartë të zhvillimit hapësinor, ku dinamika e ndërtimit lidhet ngushtë me qendrat urbane, aktivitetet ekonomike, infrastrukturën dhe konfiguracionin gjeografik të komunave. Kjo analizë mund të shërbej si bazë për planifikim urban, menaxhim hapësinor dhe studime të mëtejshme gjeografike.

Leutrim Krasniqi