Harta e rrezikut sizmik në Kosovë (1980–2015)
Nga të dhënat e mbledhura për periudhën 35-vjeçare janë krijuar isoseistet, të cilat tregojnë përforcimin e lëkundjeve dhe ndihmojnë në përcaktimin indirekt të zonave më të rrezikuara nga tërmetet.
Zonat me rrezik më të lartë, ku janë shënuar tërmete me magnitudë mbi 5, përfshijnë: Gjilanin, Istogun, Vitinë dhe Kaçanikun, që tregojnë aktivitet të konsiderueshëm sizmik.
Njohja e këtyre zonave është thelbësore për planifikim, ndërtim të sigurt dhe rritjen e vetëdijes ndaj rrezikut nga tërmetet.
Të dhënat janë marrë nga USGS (United States Geological Survey) dhe bazohen në ngjarjet sizmike të regjistruara gjatë periudhës 1980–2015.
Leutrim Krasniqi
