Harta e cilësisë së ajrit në Kosovë – 03.12.2025

 Sot cilësia e ajrit nëpër qytete të Kosovës paraqet ndryshime të mëdha – nga zona me ajër të pranueshëm deri te nivele që konsiderohen të rrezikshme. Monitorimi i rregullt është i rëndësishëm për shëndetin tonë, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

 Nivelet e cilësisë së ajrit?

🟢 Good (0–50)

– Ajri është i pastër dhe nuk paraqet rrezik shëndetësor.

– Mund të qëndroni jashtë pa asnjë problem.

🟡 Moderate (51–100)

– Pranueshëm për shumicën e njerëzve.

– Grupet e ndjeshme (fëmijë, të moshuar, persona me astmë) mund të kenë pak shqetësime.

🟠 Unhealthy for Sensitive Groups (101–150)

– Personat me probleme respiratore duhet të kufizojnë aktivitetet jashtë.

– Të tjerët mund të ndjejnë vetëm shqetësim të lehtë.

🔴 Unhealthy (151–200)

– Mund të ndikojë në shëndet për të gjithë.

– Rekomandohet kufizim i aktiviteteve në ambient të hapur.

🟣 Very Unhealthy (201–300)

– Rrezik serioz për shëndetin.

– Duhet shmangur qëndrimi jashtë sa më shumë të jetë e mundur.

🟤 Hazardous (300+)

– Situatë e rrezikshme për të gjithë popullsinë.

– Duhet qëndruar brenda dhe përdorur masa mbrojtëse.

Monitorimi i ajrit na ndihmon të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë.

IQAir mbledh të dhëna nga sensorë dhe stacione zyrtare, i përpunon me algoritme për t’i korrigjuar gabimet dhe pastaj i kthen në vlerë AQI.

Leutrim Krasniqi