Analiza e Mbulëses së Tokës në Kosovë (CLC 2000–2018)
Gjatë periudhës 18-vjeçare, Kosova ka pësuar ndryshime të rëndësishme në mbulesën e tokës sipas të dhënave të Corine Land Cover (CLC).
Ndryshimet më të rëndësishme që janë vërejtur janë:
• Zonat urbane (Zonë urbane e ndërprerë): rritje e madhe, rreth +22,238 ha (+109%). Kjo tregon zgjerim të ndjeshëm urban dhe ndryshime në përdorim toke drejt zonave të ndërtuara.
• Toka bujqësore e pa ujitur: +23,657 ha (+22.5%) - shtim i sipërfaqeve të klasifikuara si toka bujqësore pa ujitje.
• Tokë me kultivim kompleks: −35,873 ha (−19.7%) - një nga humbjet më të mëdha absolute; pjesë e sipërfaqes kultivuese duket se është riklasifikuar në kategori të tjera (p.sh. toka bujqësore e pa ujitur, tokë natyrore etj.).
• Pyje të ulëta dhe shkurre të përziera: −6,834 ha (−6.9%) - kanë pësuar rënie e që mund të reflektojë ndryshime të menaxhimit të tokës,
• Njësi industriale / tregtare: rritje domethënëse +2,867 ha (+171% - nga vlera fillestare e vogël) - tregon zgjerim të zonave industriale/tregtare.
Periudha 2000-2018 karakterizohet nga:
• Zgjerim i ndjeshëm i zonave urbane dhe industriale
• Ndryshime të dukshme në tokat bujqësore
• Stabilitet relativ i pyjeve
• Transformime të hapësirave natyrore dhe gjysmënatyrore
Këto tendenca pasqyrojnë zhvillimet ekonomike, demografike dhe mjedisore që ka përjetuar Kosova gjatë dy dekadave të fundit.
Leutrim Krasniqi


